75 Mall Live Search
13:56 / E Hënë, 26 Maj 2025 / Z S

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Me vendim të Komisionit Rregullator të Energjetikës, që nga mesnata, çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të ulen për 0.50 den/litër.

Kështu, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 75.00 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 do të jetë 77.00 den/litër, raporton Alsat M.

Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet me 1.50 den. dhe kështu çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) do të jetë 65,50 den/litër./Indeksonline/