I pandehuri pranon fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e ngarkon S.S se publikisht nxiti urrejtje ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke kontribuar drejtpërsëdrejti në prishjen e rendit publik.
Gjykata Themelore në Prishtinë, pas ngritjes së aktakuzës, e ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” ndaj S.S, dhe i ka shqiptuar dënim me burgim prej gjashtë muajsh, i cili me pëlqim të të akuzuarit i zëvendësohet me gjobë në vlerë prej 3000 eurosh.
Ky rast dëshmon angazhimin e Prokurorisë Speciale në ndëshkimin e kryerësve të këtyre veprave penale, ngase cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe të bashkëjetesës mes grupeve shoqërore që jetojnë në Republikën e Kosovës.