75 Mall Live Search
16:35 / E Hënë, 26 Maj 2025 / L A

De Laurentiis: Mendoj vërtet se De Bruyne do të na bashkohet

Napoli është shpallur së fundi kampioni i ri i Italisë.

Ata fituan “Scudetton” e tyre të katërt në histori pas fitores në shtëpi ndaj Cagliarit me rezultat 2-0.

“Napolitanët”, këtë verë do të tentojnë të përforcohen në mesfushë, ku kanë pasur në vëzhgim që një kohë të gjatë yllin belg, Kevin De Bruyne.

Vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis në një intervistë për televizionin “Rai”, tregoi se ka folur me vetë futbollistin dhe familjen e tij.

“Mendoj vërtet se Kevin De Bruyne do të na bashkohet tani”. “Më thanë se ai ka blerë tashmë një shtëpi të bukur. Fola me KDB-në, gruan e tij, fëmijën e tij këtë mëngjes, ka qenë shumë bukur. Marrëveshja është përfunduar? Derisa të nënshkruhen kontratat, duhet të jemi të kujdesshëm”, u shpreh De Laurentiis./IndeksOnline/