75 Mall Live Search
18:17 / E Hënë, 26 Maj 2025 / FR

Tragjedia në Shkodër: Dënohet me katër vjet burgim burri i Alma Arrazit

Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, është dënuar me katër vjet me burgim.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkodrës, raportojnë mediat shqiptare.

Ai u shpall fajtor për tragjedinë që ndodhi më 3 Maj 2024, ku bashkëshortja e tij Alma Arrazi, bashkë edhe me tre fëmijë ishte mbytur në Lumin Buna.

Kjo për shkak se Ergys Arrazi, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij.

Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”, shkruan Abcnews.al.

Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur për dy vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me katër vjet burgim.