Vinicius Jr bën një postim prekës për Vazquezin

Lucas Vazquez do të largohet nga Real Madridi.
Spanjolli do t’i jap fund qëndrimit të tij shumëvjeçarë te “Los Blancos”, pas përfundimit të Botërorit të Klubeve.
Për të, bëri një postim prekës në “Instagram” bashkëlojtari i tij, Vinicius Jr.
“Vëllai im Lucas. Faleminderit për çdo moment së bashku, për çdo fjalë, për çdo buzëqeshje dhe çdo detaj me mua. Që kur kam ardhur, ti ke qenë një vëlla i madh, gjithmonë i dashur për familjen dhe miqtë e mi. gjithmonë në mbështetje, brenda dhe jashtë fushës. Do të më mungojnë vërtet të qeshurat tona, bisedat tona dhe gjithçka që kemi ndarë në këto vite në Real Madrid. Përulësia dhe puna jote e palodhur të solli deri këtu. Të uroj më të mirat në këtë fazë të re, sepse e di që je ende një kampion dhe mbi të gjitha një person i shkëlqyeshëm. Shihemi së shpejti, Luquitaaaaa, të dua shumë vëllau im”, shkroi Vinicius në “Instagram”.
Vazquez, që nga viti 2015 ku ju bashkua ekipit të parë ka bërë 400 paraqitje, duke shënuar 38 gola dhe 73 asistime gjatë tërë ecurisë së tij te “Galaktikët”./IndeksOnline/