Reagon Starmer: Skenat në Liverpool janë të tmerrshme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë paradës së fituesve të Premier League në Liverpool.
Sipas njoftimit të policisë së Merseyside, një makinë ka përplasur disa këmbësorë në rrugën Ëater Street, afër qendrës së qytetit.
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe kryeministri britanik, Keir Starmer.
Ai e ka përshkruar atë që ka ndodhur në Liverpool si “të tmerrshme”.
“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë plagosur ose prekur”, shkroi Starmer, raporton IndeksOnline.
“Dua të falënderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm ndaj këtij incidenti tronditës”, shkroi ai.
Në fund Starmer tha se po mbahet i informuar mbi zhvillimet e fundit në Liverool.