75 Mall Live Search
08:20 / E Martë, 27 Maj 2025 / Z S

Rama publikon njëvideo nga punimet në Teatrin e ri Kombëtar: Gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që e kanë transformuar kryeqytetin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga punimet që po kryhen në kantierin e Teatrit Kombëtar.

Sipas Rama, Teatri Kombëtar dita ditës po e merr formën si një gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që tashmë e kanë transformuar Tiranën.

“MIRËMËNGJESI 😊 dhe me punën në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar, që po merr formë dita-ditës, si një tjetër gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që e kanë transformuar kryeqytetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Indeksonline/