75 Mall Live Search
08:29 / E Martë, 27 Maj 2025 / Z S

Nis aplikimi për provimin e maturës shtetërore 2025

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se nga sot, më 27 maj 2025, fillon procesi i aplikimit për provimin e maturës shtetërore.

Sipas njoftimit, aplikimi do të realizohet përmes platformës e-Kosova dhe do të jetë i hapur deri më 10 qershor 2025.

Ndërkohë, aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të bëhet në periudhën nga 1 deri më 11 qershor 2025.

Provimi i maturës shtetërore në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor 2025, kurse rezultatet do të publikohen më 30 qershor 2025.

Nxënësit që e kalojnë provimin e maturës do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale nga platforma e-Kosova.

Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të përfshijë katër lëndë: Gjuhë shqipe, Gjuhë angleze, matematikë dhe një lëndë me zgjedhje.

Secila lëndë do të ketë nga 25 pyetje, me gjithsej 100 pyetje./Indeksonline/