75 Mall Live Search
09:56 / E Martë, 27 Maj 2025 / A. M.

Deputetja e PDK-së i përgjigjet Kurtit: VV-ja e ka përgjegjësinë t’u japë zgjidhje pyetjeve dhe pikëpyetjeve – Kompromisi zgjidhje e domosdoshme

Pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili akuzoi opozitën për bllokimin e institucioneve dhe dëmin që po i shkaktohet vendit, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Kosovare Murseli, për FrontOnline ka thënë se LVV-ja si fituese e zgjedhjeve ka përgjegjësinë të gjejë zgjidhje për situatën politike.

“Kurti njihet për përdorimin e diskursit me figura letrare, kjo është një nga veçoritë e tij të njohura”, tha Murseli, duke aluduar në stilin e deklaratave të kryeministrit në detyrë.

Ajo theksoi se Lëvizja Vetëvendosje, si koalicioni fitues i zgjedhjeve, ka përgjegjësinë t’u japë zgjidhje pyetjeve dhe pikëpyetjeve që dalin në skenën politike.

” Lëvizja Vetëvendosje, si koalicioni fitues i zgjedhjeve, ka përgjegjësinë t’u japë zgjidhje pyetjeve dhe pikëpyetjeve që dalin në skenën politike’’, tha ajo për FrontOnlinen

Deputetja e PDK-së shtoi se kompromisi është një zgjidhje e domosdoshme, dhe drejt tij duhet të lëvizë lidershipi i LVV-së.

‘’Kompromisi është një zgjidhje e domosdoshme dhe drejt tij duhet të lëvizë lidershipi i LVV-së’’, përfundoi ajo.