SPAK-u merr të pandehur Metën dhe Kryemadhin

SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
SPAK-u i akuzon për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie. Monika Kryemadhi ndodhet në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa Meta në arrest në burg, i arrestuar më 21 tetor 2024.