Kryeshefi i AUV-it përfundon intervistën si i dyshuar, deklarohet avokat i tij

Nga hetuesit e krimeve ekonomike është u intervistuar edhe Bekim Hoxha, kryeshef i AUV.
Pas intervistimit është deklaruar avokati i tij, Artan Çerkini.
Çerkini konfirmoi se Hoxha është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
“Zotëri Hoxha është intervistuar, e ka dhënë një deklaratë. Konsiderojmë se nuk ekziston asnjë lloj dyshimi se ka kryer ndonjë vepër penale. Për vazhdimin e hetimeve do t’ju mbajmë të informuar”, deklaroi Çerkini.