75 Mall Live Search
23:10 / E Martë, 27 Maj 2025 / Burim

‘Kush na ka bo foton, kush’, Fifi e Egli po paralajmërojnë ‘bombën’ e radhës

Egli Tako po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale edhe pas dalje nga shtëpia me e famshme në Shqipëri.

Ajo këto ditë ka lansuar këngën me të re ‘Jetë’.

Kjo këngë është mirëpritur mirë nga fansat, ndërsa për tekstin është përkujdesur këngëtarja nga Ferizja, Filloreta Raçi – Fifi.

Dyshja se fundmi ka dalë edhe me një paralajmërim të ri.

Brenda një veture në shoqërinë e Eglit, Fifi ka paralajmëruar se fansat po i pret një befasi e re.

“Kush na ka bo foton, kush”, ka qenë përshkrimi që Fifi i ka bërë këtij imazhi, duke paralajmëruar se diçka e re po vjen.

Mbetet për tu parë se cila do të jetë befasie e radhe nga Fifi e Egli. /IndeksOnline/