Zyrtare: Arda Turan bëhet trajner i Shakhtar Donetsk

Arda Turan po bën hapa të mëdhenj edhe si trajner.
Pas suksesit të tij me Eyupspor, të cilët i ngriti në Superligën turke si dhe luftoi për garat evropiane.

Turan do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me gjigantin ukrainas si dhe do të bëhet trajneri i 39-të në historinë e klubit.
Ai do të zëvëndësoj kroatin Pushiq, i cili u shkarkua pasi dështoi të mbronte titullin në kampionatin ukrainas.
Arda Turanin e njohim të gjithë për karrierën e tij futbollistike, ku luajti për skuadra të mëdha si Galatasaray, Atletico Madrid dhe Barcelona./IndeksOnline/