75 Mall Live Search
07:49 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / MSH

Anija kozmike “SpaceX” del jashtë kontrollit në fluturimin testues

Një tjetër anije kozmike e “SpaceX”-it u shkatërrua mbi Oqeanin Indian, duke përfunduar një tjetër fluturim provë të dështuar të raketës së Elon Muskut, për të udhëtuar në Mars.

Anija kozmike u nis nga mjediset e kompanisë pranë një fshati në Teksasin jugor, të cilin më parë këtë muaj qyteti vendosi ta quante “Starbase”.

Problemet e para lindën kur përforcuesi Super Heavy i fazës së parë shpërtheu në vend që të kryente procesin e planifikuar në Gjirin e Meksikës.

“Starship pësoi një çmontim të shpejtë dhe të paplanifikuar”, tha “SpaceX”.

Misioni pa ekuipazh i së martës ishte fluturimi i nëntë provë. Sistemi pësoi shpërthime të mëparshme në janar dhe mars.