Sot nis kontrolli i pikëkalimit të përbashkët kufitar Gllobiçicë-Jazhincë

Zyrtarisht, sot do të fillojë implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje-Hyrje” mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriut, në pikëkalimin e përbashkët kufitar Gllobiçicë-Jazhincë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se ceremonia implementuese do të fillojë në orën 14:00, teksa të pranishëm do të jenë ministri në detyrë i MPB-së, Xhelal Sveçla, zëvendëskryeministri i RMV-së, Izet Mexhiti, ministri i MOB-së maqedonase. Pançe Toshkovski, si edhe delegacionet përkatëse.
“Ky pikëkalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas protokollit të implementimit të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive”, deklaron MPB-ja./IndeksOnline/