75 Mall Live Search
08:29 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / L A

Tah drejt Bayernit, pritet sot të bëjë vizitat mjekësore

Bayerni do të bëjë lëvizje para fillimit të Botërorit të Klubeve.

Dhe siç duket kanë arritur blerjen e yllit të Leverkusenit, Jonathan Tah si lojtar i lirë.

29-vjeçari, do të udhëtojë drejt Mynihut për të kryer vizitat mjekësore ku më pas do të nënshkruajë kontratën.

Ai do të jetë pjesë e Bayernit deri në qershor të vitit 2027.

Pasi të nënshkruajë kontratën me “bavarezët”, ai do të grumbullohet me Gjermaninë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Tah, kujtojmë se ishte ylli i skuadrës së Bayer Leverkusenit ku kishte bërë 402 paraqitje që nga viti 2015 dhe gjatë këtyre viteve ka arritur të fitojë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën./IndeksOnline/