75 Mall Live Search
08:38 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / G T

Nedim Bajrami po rikthehet në Serie A, ish-skuadra ofron miliona për të

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami ka gjasa të rikthehet në Serie A nga sezoni i ardhshëm.

Ish-skuadra e tij, Sassuolo e cila ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit italian ka shprehur interesim për lojtarin e Rangersit, shkruan Indeksonline

Bajrami u transferua në Skoci te Rangers për 4.5 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar, duke luajtur në 25 ndeshje.

Tani skuadra e Sassuolos e do 26-vjeçarin dhe ka ofruar një shumë më të vogël sesa që e shiti, plotë 2.5 milionë euro sipas “Gazzetta dello Sport”.

Kujtojmë që Bajrami në ligë shënoi dy gola dhe bëri një asist./Indeksonline/