Ish-sulmuesi i Arsenalit njofton pensionimin e tij

Ish-sulmuesi i Arsenalit ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli.
Bëhet fjalë për meksikanin, Carlos Vela i cili vendosi t’i jap fund karrierës së tij 22-vjeçare.
Por Vela, nuk do të largohet nga ky sport pasi që tashmë do të ketë rolin e ambasadorit të klubit të tij, Los Angeles FC.
Meksikani kishte filluar karrierën e tij te Guadalajara dhe më pas u transferua te Arsenali, ku qëndroi për 7 vite.
Por meksikani u huazua në 5 klube gjatë këtyre viteve te Arsenali.

Ai më pas vazhdoi karrierën te Real Sociedadi, ku arriti të rikthente formën duke u bërë një nga sulmuesit më të mirë në La Liga.
Suksesi më i madh në klub për të ka qenë me Los Angeles FC, ku arriti të fitonte titullin e kampionit në SHBA.
Ai po ashtu kishte sukses edhe me Kombëtaren e Meksikës, ku u shpall 2 herë kampion i Amerikës Verore./IndeksOnline/