Sot vihet guri themeltar për banimin e përballueshëm në Pejë

Sot vihet në Pejë sot guri themeltar për ndërtimin e banimit të përballueshëm dhe social.
Objektet e banimit të përballueshëm do të zënë vend në lagjen “Kristal”, shkruan IndeksOnline.
Në ceremoninë inauguruese do të marrë pjesë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Projektligji për banim të përballueshëm dhe social u miratua në vitin 2024, dhe ndërtimi i objekteve ka filluar në Podujevë, Gjilan e Istog./IndeksOnline/