75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / G T

Koha kur Enzo Maresca shënonte dy gola në një finale të UEFA-s

Trajneri, Enzo Maresca sot e ka mundësinë të fitoj një trofe të UEFA-s si trajner i Chelseat, që do ishte suksesi i tij i parë në karrierë.

Në fakt, sa ishte lojtar, Enzo fitoi tri tituj të Europës. Atë të UEFA Cup (2006 dhe 2007) dhe UEFA Super Cup (2006) dhe të gjitha i bëri sa ishte pjesë e Sevilla, shkruan Indeksonline

Në sezonin 2006, Sevilla fitoi UEFA Europa League, që në atë kohë quhej vetëm UEFA Cup. Në finalen e madhe të “Philips” në Eindhoven të Holandës, Maresca kishte shënuar dy gola.

Skuadra e tij, Sevilla kishte fituar finalen 4:0 ndaj ekipit anglez, Middlesbrough.

Sonte në finale, Chelsea luan ndaj Betisit në Poloni dhe Enzo Maresca si trajner mund të shkruaj historinë e klubit anglez. Duke u bërë skuadra e parë, që fiton tri kompeticionet e UEFA-s./Indeksonline/