75 Mall Live Search
10:32 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / MSH

Gjendet një mjet i pashpërthyer, në Han të Elezit

Një mjet i dyshimtë shpërthyes u gjet dje në Han të Elezit.

Rastin e raportoi në polici një ankues, shkruan IndeksOnline.

Ankuesi deklaroi në polici se mjetin e dyshuar e hasi në një hapësirë të jashtme.

“Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së e ka tërhequr mjetin e dyshuar”, bën të ditur policia./IndeksOnline/