Përleshen tifozët e Real Betisit dhe Chelseat para finales, mediat polake i quajnë “hajdutë”

Na ndajnë edhe pak orë nga finalja e Conference League midis Real Betisit dhe Chelseat.
Dhe një ditë para ndeshjes kishte pasur përleshje mes të dy tifozerive në qëndër të qytetit të Wroclawit në Poloni.
Policia polake thuhet se është në kërkim të tifozëve të Chelseat dhe Real Betisit që u përleshën në Wroclaw të martën në mbrëmje – dhe media i ka quajtur ata “hajdutë”.
Chelsea and Real Betis fans clashing in Wroclaw last night. 💥 pic.twitter.com/VRslYXcMfv
— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) May 28, 2025
Vendësve u është urdhëruar të raportojnë çdo “incident të rrezikshëm”, ndërsa policia dhe roja e qytetit përpiqen të zhdukin çdo problem para finales së Conference League.
Kujtojmë edhe një herë se finalja do të zhvillohet në orën 21:00./IndeksOnline/