Familja KASTRATI, një rrëfim lufte, nga dita e parë, drejt lirisë!

Më shumë se dy dekada po kalojnë, por përjetimet e hidhura të luftës nuk harrohen!
Këtë e dëshmon më së miri, 28 maji i 1999-tës, i cili për familjen KASTRATI do të linte shenja të pashlyera, përgjithmonë!

Gjithçka kishte filluar vite e vite më parë, qysh në të ’80-tat, kur që atëbotë, familja e nderuar KASTRATI kontribuonte në mënyra të ndryshme për qështje kombëtare.
Kjo qe edhe një ndër arsyet që përndiqeshin nga rradhët serbe, të cilat iu shkaktuan dëme të panumërta materiale, bastisje e dhunë fizike familjarëve, këto ngjarje do të merrnin kthesë tjetër më 28 Maj, 1999.
Në fund të viteve ‘90, krye-personazhi, Valon KASTRATI ishte student i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Kur thirrja për të ndjekur rrugën për liri do të vinte, Valoni pa hezitim do të linte gjithçka pas, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga ai moment, rrugëtimi i Familjes KASTRATI do të mbushej me krenari!
Ndërkohë që, Valon KASTRATI, ndodhej në vijën e parë të frontit në Koshare, përkundër të gjitha sfidave, të patrembur e mbante shpresa që liria do të vinte dhe do të bashkohej me familjen, ashtu si të gjithë bashkëluftëtarët e tij dhe ata që po përjetonin luftën nga afër.
Por, më 28 Maj 1999, një lajm i rëndë do t’i vinte Komandatit të tij, forcat paramilitare serbe kishin sulmuar Familjen KASTRATI duke vrarë antarët më të ngushtë të Valonit, duke e bërë këtë të fundit të përjetonte një goditje të madhe!
Kjo dhimbje e përjetuar, Valonin vetëm sa do t’a bëj edhe më të fortë, duke e ngritur edhe më lartë, e do t’a bëj të palëkundur, për të qëndruar e mbajtur gjallë kujtimin e paharruar për njerëzit më të dashur që kishte humbur.
Kujtohen me respekt e mall të pashuar:
Sokol (Çelë) KASTRATI, Valdet (Sokol) KASTRATI, Xhafer (Çelë) KASTRATI, Alban (Xhafer) KASTRATI dhe Adrian (Xhafer) KASTRATI të vrarë mizorisht nga dora barbare serbe, krahë tyre dhe miku I familjes Hasan (Emrush) Muratagiq.
Asnjëherë nuk do të kalohet përvjetor pa përkujtuar me nderime të thella sakrificën e madhe të të gjithë atyre që ranë për liri, ndaj, edhe këtë vit, më 28 Maj (e mërkurë) nga ora 11:00 në varrezat e qytetit në Pejë, u bënë homazhe përkujtimore, që mbledhën bashkëluftëtarë, familjarë dhe
njerëz që kanë përjetuar nga afër krenarin dhe dhimbjet e luftës, për të dëshmuar se do të mbajmë përherë në zemrat tona të rënët për ditët që gëzojmë sot!
Rrëfim rrënqethës që përshkruan rrugën drejt lirisë dhe historinë e familjes KASTRATI- një dhimbje të shëndrruar në forcë suksesi!