75 Mall Live Search
13:57 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / mp

Miratohet marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror Kosovë-Arabi Saudite

Është miratuar marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror Kosovë-Arabi Saudite.

Siç bën të ditur Ambasada e Kosovës në Riad, miratimi i saj nga ana e Arabisë Saudite u bë të martën.

“Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, princi i kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, dje në mbledhjen e qeverisë e miratoi marrëveshjen mes Kosovës dhe Arabisë Saudite në fushën e shërbimeve të transportit ajror”.

Marrëveshja është nënshkruar në tetor 2024 në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.