75 Mall Live Search
18:10 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / Z S

Bastisje në tetë lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe drogë, arrestohen katër persona

Me datën 28.05.2025, Policia e Kosovës respektivisht Sektori i Hetimeve i Departamentit të Kufirit, mbështetur edhe nga njësitë tjera relevante, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi,transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”, neni 364 i KPRK-së.

Lidhur me rastin janë bastisur tetë (8) lokacione në rajonin e Prishtinës, ku si rezultat i kësaj, janë

gjetur dhe sekuestruar:

 një pushkë automatike AK-47,

 njëzet e tre (23) fishekë,

 dy magazina (karikator),

 një bajonetë,

 një thikë,

 shtatëdhjetë e tetë (78) gram të substancës së dyshuar narkotike,

 si dhe pajisje elektronike, gjithësej shtatë telefonë celularë.

Pas marrjes në pyetje dhe procedurave të rastit, me urdhër të prokurorit të rastit, katër të dyshuarit meshkuj kosovarë janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/