75 Mall Live Search
21:01 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / Z S

Nesër rikthehet Parlamenti/ 11 Maji, pritet të jetë fokusi i debatit mes deputetëve

Pas afro dy muajsh në terren për të kërkuar vota për veten dhe partitë e tyre, deputetët i rikthehen jetës parlamentare të enjten e 29 Majit.

Konferenca e Kryetarëve që mblidhet në orën 10:00 do të miratojë kalendarin 3-javor të punimeve të Parlamentit, që seancën e fundit të kësaj legjislature do ta ketë në datën 8 Korrik.

Seanca e nesërme do të jetë përballja e parë sy më sy e fituesve të zgjedhjeve të 11 Majit me opozitën që do të mbetet e tillë dhe për 4 vitet e ardhshme.

Demokratët kanë premtuar që do të bëjnë betejë brenda institucioneve për të çmontuar, siç thotë, farsën elektorale.

Lideri demokrat Sali Berisha ka premtuar se beteja e tyre jo vetëm nuk do të ndalet, përkundrazi do të radikalizohet në Shtator kur nuk e mohon si opsion grevën e urisë.

Në legjislaturën e re, socialistët do të kenë 83 kartona për të mbështetur çdo nismë të tyre, kartona që mund t’i përdorin dhe për të bllokuar projektligje a amendime të Partisë Demokratike që do të ketë vetëm 50 karrige në Parlament për 4 vitet e ardhshme./Indeksonline/