Dafina Zeqiri befason pak para lindjes

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, është në pritje të ëmbël dhe duket se po i shijon çdo moment të kësaj faze të re në jetën e saj.
Pak para lindjes, këngëtarja ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamje, ajo është shfaqur me një stil të ri flokësh, duke zgjedhur gërsheta elegante që theksojnë sharmin e saj natyral, shkruan Indeksonline.
Pamja e re u zbulua përmes postimeve të saj në rrjete sociale, ku Dafina shihet me plot energji pozitive, pavarësisht afërsisë me momentin e madh të ardhjes në jetë të fëmijës.
Dafina vazhdon të jetë një inspirim për shumë gra, duke treguar se bukuria, forca dhe stili nuk mungojnë as në muajt e fundit të shtatzënisë./Indeksonline/
