Digjet një veturë në Gllamnik të Podujevës

Një veturë është përfshirë nga zjarri, në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, shkruan IndeksOnline.
Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante të policisë, zjarrfikësve dhe ato mjekësore.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga ky incident. Ende nuk dihen shkaqet e përhapjes së zjarrit.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: