Sulmoi fizikisht një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar të mërkurën në mbrëmje në Podujevë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër person.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, përleshja ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes dy personave.
Viktima ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Podujevë, 28.05.2025 – 20:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht viktimën, mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/