Rafuna i bashkohet protestës së bizneseve: Është faza e transicionit

Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Lulzim Rafuna i është bashkuar protestës së bizneseve, ku po kundërshtojnë vendim e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë, vendim ky që hyn në fuqi pas tri ditësh.
Rafuna tha se tani është faza e transicionit.
“Është faza e transicionit ku 60 ditë e ka për obligim KEK-u, dhe KEK-u prapë me çmim të tregut dhe jo me çmim të rregullum”, tha ai para mediave.