Napoli po tenton ta bindë Conten, i premtohet De Bruyne dhe një pagë e lartë

Trajneri Antonio Conte është shumë pranë largimit nga Napoli, vetëm pak ditë pasi fitoi titullin në Serien A.
Por, sipas gazetarit Fabrizio Romano, pronari i klubit italian, De Laurentiss është duke bërë çmos për të bindur trajnerin të qëndroj, shkruan Indeksonline
Nga Napoli ia kanë premtuar trajnerit Conte një pagë më të lartë.
Përveç kësaj edhe disa nënshkrime të reja, përfshi këtu edhe mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne.
Kujtojmë se Conte ishte larguar edhe nga Interi vite më parë, menjëherë pasi e kishte fituar titullin e Scudettos./Indeksonline/
🚨🔵 EXCL: Napoli have offered Antonio Conte to improve his current salary as part of the plan to stay at the club.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 29, 2025
President De Laurentiis, trying his best efforts with important signings like Kevin De Bruyne…
…and higher salary to keep Conte at the club. pic.twitter.com/fzZufuTMqM