Motoçiklisti i “Wolt”-it aksidentohet me një veturë në Dragodan (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Dragodan”.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident është përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/