75 Mall Live Search
13:14 / E Enjte, 29 Maj 2025 / S Z

Erdogan: Ka potencial për paqe pas propozimit rus

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se propozimi i Rusisë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh paqeje me Ukrainën në Stamboll muajin e ardhshëm, ka rritur shpresat për paqe, raporton Skynews.

Duke folur me gazetarët në një fluturim nga Azerbajxhani, Erdogan tha se qeveria e tij ishte në kontakt me të dy vendet dhe shtoi se momenti i fundit në përpjekjet për paqe ishte një mundësi për të arritur paqe të qëndrueshme.

“Rruga drejt zgjidhjes kalon përmes më shumë dialogut dhe diplomacisë”, ka thënë udhëheqësi turk nga zyra e tij sot, duke shtuar se po përdorin gjithë fuqinë dhe potencialin e tyre diplomatik për paqe.

Kremlini ka deklaruar se ishte ende duke pritur një përgjigje nga Ukraina mbi propozimin e Rusisë për të mbajtur raundin e ardhshëm të bisedimeve të paqes në Stamboll më 2 qershor, për të filluar diskutimet mbi projekt-memorandumet për një marrëveshje paqeje.

Rusia dje propozoi raundin e ri të negociatave të drejtpërdrejta, duke synuar t’i paraqesë Ukrainës një memorandum që përshkruan atë që ky shtet e përshkroi si elementët kryesorë për “kapërcimin e shkaqeve rrënjësore” të konfliktit.