75 Mall Live Search
13:18 / E Enjte, 29 Maj 2025 / mp

Haradinaj: Kemi propozuar tre emra, kemi dhënë zgjidhje pa asnjë kusht

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se subjekti i tij ka ofruar zgjidhje pa asnjë kusht për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Sipas Haradinajt, AAK ka propozuar tre emra si kandidatë të mundshëm dhe ka qenë e gatshme t’i votojë ata pa kushte.

“Ne kemi dhënë zgjidhje pa asnjë kusht, kemi propozuar tre emra Saranda Bogujevcin, Shqipe Selimin ose Glauk Konjufcën. Nëse sot do të kishim një nga këta tre emra pa asnjë kërkesë, pa asnjë kusht, ne do t’i votonim. Për këtë erdhëm edhe realisht në seancë, se mos rastësisht ka ndonjë ndryshim. Sa i përket emrit të Limajt, nuk kemi marrë ndonjë qëndrim”, ka thënë Haradinaj.