75 Mall Live Search
19:56 / E Enjte, 29 Maj 2025 / Z S

Meta: Partia e Lirisë, me siglën e saj në Këshillat Bashkiakë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë televizive ka deklaruar se tani që Partia Demokratike rimori vulën, PL-ja do të garojë me siglën e saj në zgjedhjet lokale.

“Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj”, tha Meta, përcjell A2.

Ndaj, që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve, shtoi Ilir Meta. /Indeksonline/