Publikohet deklarata e Franco Fodas në CAS, për ndeshjen Rumani – Kosovë

Mediumi rumun ”GSP”, ka publikuar deklaratën e trajnerit të Kosovës, Franco Foda, të dhënë në CAS, për ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Rumanisë dhe Kosovës.
Kjo ndeshje, e zhvilluar më 15 nëntor të vitit 2024, ishte nderprerë disa minuta para fundit, ku lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha, pas fyerjeve raciste e politike nga tifozët rumunë, shkruan IndeksOnline.
Kjo i kushtoi ”Dardanëve” pasi rezultati ishte 0-0, derisa UEFA vendosi që Rumania ta fitonte ndeshjen në tavolinë, me rezultat zyratr 3-0.
Federata e Futbollit të Kosovës u ankua në gjykatën e arbitrazhit sportiv (CAS), por vendimi mbeti i pandryshuar.
Foda përmes deklaratës së dhënë në CAS, shpjegon arsyen pse kapiteni Amir Rrahmani dhe të tjerët vendosen të mos luanin ndeshjen, duke e njoftuar tri herë gjyqtarin kryesor për thirrjet e tifozëve rumunë ”Kosova është Serbi”.
“Kapiteni i Kosovës i kërkoi gjyqtarit tri herë, 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, të ndërpriste ndeshjen për shkak të thirrjeve ‘Serbia, Serbia’. Ai i kërkoi gjyqtarit të fillonte procedurën (për të pezulluar ndeshjen v.j.), jo për thirrjet ‘Serbia, Serbia’, po edhe për thirrjet ‘Kosova është Serbi’ nga grupe më të vogla. Gjyqtari nuk ndërmori asnjë veprim. Pas një diskutimi të gjatë me lojtarët, i binda ata që të vazhdonin lojën. Kur ata pranuan dhe ne ishim gati të ktheheshim, ata morën incizime të thirrjeve ‘Kosova është Serbi’, të shqiptuara ndërsa ishin në dhomën e zhveshjes. Në atë moment, a u bë e qartë se ishte e pamundur të vazhdonim lojën, sepse vlerat thelbësore të UEFA-s, siç është respekti, nuk u respektuan. Për më tepër, ishte qartësisht sjellje raciste për herë të dytë në këtë stadium brenda një viti. Për ne, vënia në dyshim e ekzistencës së vendit dhe kombësisë sonë është më shumë sesa sjellje raciste. Është diskriminim. Flamuri ynë u dogj dhe pas konferencës për media, një gazetar sulmoi një nga lojtarët tanë para të gjitha mediave”, ka deklaruar Foda në CAS./IndeksOnline/