Zyrtare: Angel Di Maria rikthehet te klubi i fëmijëris

Angel Di Maria është rikthyer në vendlindje, te skuadra e fëmijërisë, Rosario Central.
Klubi argjentinas përmes një video speciale, ka prezantuar transferimin e ish-sulmuesit të Real Madridit, shkruan IndeksOnline.
37-vjeçari i cili i skadon kontrata me Benfican në qershor, do të luaj ndeshjet e fundit, në Kupën e Botës për klube, pastaj do të kthehet në shtëpi për të veshur përsëri fanellën që gjithmonë ka ëndërruar ta veshë.
Di Maria u largua 18 vite më parë nga rosario Central për tu transferuar te Benfica, derisa tani nga Benfica rikthehet aty ku filloi hapat e parë si futbollistë./IndeksOnline/
Nuestra historia juntos tiene más páginas por escribir 💙💛 pic.twitter.com/JhakDVuR4M
— Rosario Central (@RosarioCentral) May 29, 2025