75 Mall Live Search
09:54 / E Premte, 30 Maj 2025 / G T

Liverpooli bëhet me mbrojtës, Frimpongu zyrtarizohet sot

Skuadra e Liverpoolit tashmë është bërë me mbrojtës të krahut dhe pritet që sot të bëjë zyrtare blerjen e parë.

“The Reds” pritet ta bëjë publike transferimin e Jeremie Frimpongut nga Bayer Leverkuseni, shkruan Indeksonline

Frimpong do jetë zëvendësues i Trent-Arnoldit, i cili u largua nga “Anfield”, për t’u transferuar në Real Madrid.

Liverpooli do t’i paguajë vetëm 35 milionë euro skuadrës gjermane për mbrojtësin holandez, pasi kaq ishte klauzola e lirimit./Indeksonline/