Gjykata vendos ndaj të dyshuarit për kanosjen e gjinekologut Afrim Veliu

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për “kanosje” dhe “lëndim të lehtë trupor” ndaj gjinekologut, Afrim Veliu.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi për Indeksolinen/
Theksojmë se disa ditë më parë Policia e Kosovës arrestoi njërin nga të dyshuarit e përfshirë në rastin e sulmit fizik ndaj gjinekologut, Afrim Veliu dhe në rastin e vendosjes së granatës së dorës në hyrje të ordinancës së tij.
Gjatë bastisjes në vendbanimin e të dyshuarit prokuroria ka njoftuar se ka sekuestruar një telefon celular, një palë rroba sportive dhe një çip, që dyshohen se janë përdorur dhe kanë lidhje me rastin./Indeksonline/