Pamje tronditëse: Pasagjerët ikin në panik nga avioni i Izraelit– pak sekonda më vonë goditet nga raketa (VIDEO)

Izraeli ka njoftuar se ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj aeroportit kryesor të Jemenit në Sana, një ditë pasi grupi rebel Huthi kishte lëshuar dy raketa drejt Izraelit, raporton Al Jazeera.
Televizioni Al Masirah, i afërt me Huthit, konfirmoi se katër raketa kanë goditur pistën e aeroportit.
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar të Sanas, Khaled al-Shaier, njoftoi përmes rrjetit X se një nga raketat ka shkatërruar plotësisht avionin e fundit civil të Yemenia Airways që operonte nga ky aeroport. /Indeksonline/