75 Mall Live Search
14:59 / E Premte, 30 Maj 2025 / Z S

Me flamuj serb dhe fishekzjarre, maturantët kalojnë në sheshin “Car Lazar” të Mitrovicës Veriore

Maturantët e shkollave teknike nga Mitrovica Veriore dhe Zveçani shënuan ditën e fundit në bankat e shkollës.

Këtë ditë po e shënojnë me këngë, flamuj të Serbisë, e ndezje të fishekzjarreve, në sheshin “Car Lazar” të Mitrovicës Veriore.

Ky tubim po shoqërohet nga një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Javën e kaluar në këtë pjesë ndodhi një incident që u parandalua pikrisht nga Policia e Kosovës./Indeksonline/