75 Mall Live Search
16:32 / E Premte, 30 Maj 2025 / FR

Haradinaj: Mafia energjetike nuk po fshihet më, kjo është gjendje e jashtëzakonshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook është shprehur se mafia energjitike nuk po fshihet më.

Sipas Haradinaj, kompania e vëllaut të Luan Dalipit, (Driton Dalipi) që bënë pjesë në kabinetin e kryeministrit Kurtit shpërblehet në emër të “tregut të lirë” për shit-blerje të energjisë.

“Mafia energjetike nuk po fshihet më. Nën dritën e diellit, me emër e mbiemër, para syve të një populli të vjedhur, kompania e vëllaut të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit pa legjitimitet Kurti, shpërblehet në emër të “tregut të lirë” për shit-blerje të energjisë. Çmimin dihet kush e paguan, qytetari i mashtruar”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa ka shtuar se ky krim dhe korrupsion çdo 24 orë po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda.

“Ky krim dhe korrupsion, çdo 24 orë, po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda. Por kjo duhet të ketë një fund. Dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për këtë mafi.

Mbetet vetëm një pyetje për këtë popull: Kur është ai fund? Deri kur? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq?

Kjo është gjendje e jashtëzakonshme dhe emergjencë kombëtare”, ka thënë Haradinaj./IndeksOnline/