Një verë e nxehtë nga Ermali, lansohet “Pa të pa”, në duet me Davidin

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka lansuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me artistin e ri David Dreshaj.
“Pa të pa”, titullohet kënga e cila është realizuar edhe me videoklip.
Për tekstin e këngës është përkujdesur Alien, Cricket Music, Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj.
Padyshim duket se kjo këngë do të jetë hiti i kësaj vere.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e plotë./IndeksOnline/