75 Mall Live Search
19:42 / E Premte, 30 Maj 2025 / Gj. Sh

Frimpong pasi nënshkroi me Liverpulin: Dua të fitoj trofe

Jeremie Frimpong ka folur për herë të parë si futbollist i Liverpulit.

Holandezi i cili sot u zyrtarizua te Kampioni i Anglisë, tha se ka ardhur për të fituar trofe, shkruan IndeksOnline.

”Për mua, kudo që kam qenë gjithmonë kam fituar gjëra, dhe gjithmonë kanë qenë kupat e ligës dhe kupat e tjera. Unë dua të fitoj tripletën.

Dua të fitoj trofe. Unë luaj futboll për të fituar trofe, kështu që dua të fitoj sa më shumë trofe., ka deklaruar Frimpong.

Ai u transferua te Liverpuli nga skuadra e Bayer Leverkusenit, për një shumë prej 35 milionë eurove./IndeksOnline/