Luis Enrique para finales me Interin: Jemi mësuar të luajmë finale, nuk do të kemi frikë

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka folur në prag të finales së Ligës së Kampionëve, ndaj Interit.
Ai tha se skuadra e tij është mësuar të luaj në finale dhe se nuk kanë frikë nga Interi, shkruan IndeksOnline.
“Është ndryshe të përballesh me Interin që ka dy sulmues të pastër. Objektivi është ta çojmë ndeshjen aty ku duhet të jemi më të fortë, kështu që duhet ta mbajmë topin. Kemi përgatitur të gjitha mundësitë për ta ndaluar Interin , por do të duhet të përshtatemi me atë që do të kërkojë loja prej nesh. Ky është çelësi.
Ne jemi një ekip i mësuar të luajmë finale , këto janë situata me të cilat jemi mësuar dhe i kemi përjetuar tashmë. Motivimi është i rëndësishëm, por ne jemi mësuar me të. Ideja është të përgatitemi për çdo lloj ndeshjeje. Është një finale , ne përgatitemi të kemi posedimin e topit dhe ta menaxhojmë ndeshjen. Do të mendojmë për aspektet në të cilat mendoj se jemi më të fortë.”, ka deklaruar Enrique.
Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Interit, zhvillohet të shtunën në stadiumin ”Allianz Arena”, më fillim nga ora 21:00./IndeksOnline/