Super-veturat nuk janë në planet e BMW-së

BMW ishte shumë afër të kishte një version të ri të ikonës M1.
Megjithatë, prodhuesi i automjeteve ndryshoi mendje në minutën e fundit dhe nuk ka gjasa që BMW të ndërtojë një super-veturë të re së shpejti.
Shefi i BMW M, Frank van Meel tha se kompania nuk “dëshron të humbasë fokusin” në modelet e saj me performancë të lartë tani.
BMW është duke përgatitur lansimin e arkitekturës së saj Neue Klasse.
M1 i ri për të cilin supozohet se po punonte BMW do të ishte një hibrid plug-in me 600 kuaj fuqi me një motor me katër cilindra.
BMW punoi për projektin gjatë gjithë pandemisë COVID-19, por u vendos që drita e gjelbër t’i jepej XM.