75 Mall Live Search
16:18 / E Diele, 01 Qershor 2025 / FR

Ministrja e shtetit të Çadit mbërrin në Kosovë

Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë ka mbërritur Ministrja e Shtetit, Ministre për Gratë dhe Fëmijërinë e Hershme e Çadit, Amina Priscille Longoh.

Ministrja Longoh do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Forumi organizohet nën udhëheqjen e të pares së vendit.