75 Mall Live Search
17:05 / E Diele, 01 Qershor 2025 / AR

Pse e solli këngën “Jetë”? Egli rrëfen për herë të parë

Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP, Egli Tako po i rikthehet fuqishëm muzikës. Këngëtarja ka ndarë me publikun disa prapaskena nga projekti i saj më i fundit “Jetë”, një këngë që ka ngjallur kureshtje te ndjekësit për mesazhin dhe dedikimin që mbart.

E ftuar në emisionin “Goza & Gra”, Egli zbuloi se “Jetë” nuk ishte një produkt i rastësishëm, por pjesë e një procesi të hershëm artistik që ka nisur shumë kohë më parë.

“Pikë së pari, sa i përket kinematografikë jam e hapur për të qenë pjesë e një produksioni kinematografik. Kënga nuk qëlloi rastësi, unë kam kryer një shkollë arti, kam pasur pesë materiale muzikore të bëra gati më parë.”

Ajo thekson se muzika ka qenë gjithmonë pjesë e pandashme e saj dhe se ka investuar shumë në këtë drejtim.

“Përkundrazi… madje nëse kam lobuar për një profesion të caktuar ka qenë muzika. Që unë e kam thënë që nuk jetoj dot pa muzikë.”

Ndërkohë që fansat kanë tentuar të zbulojnë se kujt mund t’i referohet teksti i këngës, Egli nuk ka pranuar të japë një emër konkret, duke theksuar se dëshiron që çdo dëgjues ta përjetojë në mënyrën e vet.

“Nuk do ta atashoja konkretisht me diçka, as nuk do të thoja që është një lloj dedikimi ose jo, arti është shumë subjektiv. Dua që gjithsecili të gjejë vetën tek kjo këngë. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim.”