75 Mall Live Search
08:25 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / AR

Trupi bombastik i Luanës ndez “Ferma Vip”-in

Luana Vjollca ka rrëmbyer sërish vëmendjen në edicionin më të fundit të “Ferma VIP”, duke u shfaqur më spektakolare se kurrë më parë.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur ka zgjedhur një fustan që ia thekson linjat në mënyrë perfekte, duke krijuar një pamje elegante, sensuale dhe plot stil, shkruan Indeksonline.

E veshur me një fustan të ngushtë, Luana ka lënë të gjithë pa fjalë nga publiku në studio, te ndjekësit në rrjetet sociale.

Pamja e saj është komentuar gjerësisht si një ndër më të bukurat e këtij sezoni.

Jo vetëm me paraqitjen, por edhe me energjinë që sjell në ekran, Luana po dëshmon sërish pse mbetet një nga figurat më të dashura dhe më të ndjekura të showbizit shqiptar./Indeksonline/