75 Mall Live Search
08:45 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / AR

Pas një beteje me kancerin, vdes aktori i njohur

Devin Harjes, aktori amerikan i cili u bë i famshëm me rolet e tij në serialet “Boardwalk Empire”, “Daredevil” dhe “Gotham”, vdiq më 27 maj në Nju Jork. Ai ishte 41 vjeç.

Lajmi për vdekjen e tij u bë në faqen e tij zyrtare. Përfaqësuesi i tij zbuloi për People se Harjes ndërroi jetë pas një beteje me kancerin, me të cilin iu diagnostikua dvitine kaluar, transmeton Indeksonline.

Harjes mbahet mend më së miri për rolin e tij si boksieri legjendar Jack Dempsey në sezonin e dytë të Boardwalk Empire, ku u shfaq në dy episode.

Në serialin Manifest, ai luajti rolin e Pete Baylor, një anëtar i bandës së Meth Heads, për nëntë episode. Në serialin e Marvel, Daredevil, ai u shfaq si Oscar, një ndihmës mjekësor nga Rikers Island, dhe në Gotham luajti rolin e rojes së bankës Clyde./Indeksonline/